Nancy Pelosi arrin në Tajvan pavarësisht kërcënimeve të Kinës - NACIONALE

Nancy Pelosi arrin në Tajvan pavarësisht kërcënimeve të Kinës

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së, Nancy Pelosi ka arritur në Taipei ditën e martë, duke shënuar një shfaqje të rëndësishme mbështetjeje për Tajvanin, pavarësisht kërcënimeve të Kinës për hakmarrje.

Ndalesa e Pelosit në Taipei është hera e parë që një kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së viziton Tajvanin në 25 vjet.

Një zyrtar tajvanez ka bërë të ditur për CNN se Pelosi pritet të kaloj natën në Taipei.

Ndalesa e Pelosit në Tajvan nuk ishte e shënuar në itinerarin e vizitës së saj të turneut në Azi, por ishte diskutuar për javë të tëra. Ku një ndalim i mundshëm solli edhe paralajmërime nga Kina si dhe nga administrata Biden, e cila e ka informuar Pelosin për rreziqet e vizitës së ishullit demokratik, vetëqeverisës, të cilin Kina e pretendon si pjesë të territorit të saj.

Të hënën, Kina paralajmëroi kundër "ndikimit skandaloz politik" të vizitës së Pelosit, duke thënë se ushtria kineze "nuk do të rrijë duarkryq" nëse kërcënohet “sovraniteti dhe integriteti territorial” i vendit.

Lajme të ngjashme