Namazi i xhumasë i bashkon: Alban Hyseni i VV-së shkon në Mitrovicë, përshëndetet ngrohtësisht me Arian Tahirin e PDK-së
Kandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, sot është takuar në Mitrovicë me kandidatin e PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahri.
Nuk dihet nëse takimi ka qenë i planifikuar apo i rastësishëm, por fotografitë që janë publikuar në rrjete sociale ata shihen në disponim të mirë dhe duke u përshëndetur ngrohtësisht.
Duket se fotografitë janë realizuar pas faljes së namazit të xhumasë.