Naim Murseli del para Gjykatës për vrasjen e Liridona Ademajt
Naim Murseli do të dalë sërish para Gjykatës Themelore në Prishtinë, si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.
Në seancën e kaluar u dëgjua dëshmia e Murselit, që iu përgjigj pyetjeve të avokatit të tij.
Përballë trupit gjykues, Murseli përshkroi natën kritike të 29 nëntorit të 2023-tës, duke mohuar se ka planifikuar vrasjen.