Nagavci: Tërheqja e Sejdiut nga gara për president, për keqardhje - NACIONALE

Nagavci: Tërheqja e Sejdiut nga gara për president, për keqardhje

2 ditë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci, ka komentuar tërheqjen e kandidaturës së profesor Bekim Sejdiut.

Ajo ka vlerësuar se është për keqardhje tërheqja e një kandidature të tillë.

Sipas saj, VV-ja është e interesuar që vendi sa më parë të ketë president.

“Sa i përket çështjeve të tjera, si Lëvizje, në raport me tërheqjen e profesor Bekim Sejdiut prej postit, kemi pasur një deklaratë publike, një qëndrim. E dini është vërtet për të ardhur keq që personalitete të shquara, të cilat janë në gjendje të japin kontributin e tyre për vendin, t’ju pamundësohet një gjë e tillë përtej inateve kryesisht partiake apo të grupeve të ndryshme të interesit. Si Lëvizje, natyrisht se jemi tejet të interesuar që sa më parë të kemi edhe pozitën e presidentit me një president/presidente që do të kryejë këtë detyrë dhe natyrisht çfarë është në mandatin tonë do të vazhdojmë ta bëjmë”, ka thënë Nagavci.

Lajme të ngjashme