Nagavci: Sjellja e papërgjegjshme e disa të rinjëve mbrëmë, la pasoja tragjike - NACIONALE

Nagavci: Sjellja e papërgjegjshme e disa të rinjëve mbrëmë, la pasoja tragjike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci ka komentuar rastin e vdekjës së tre të rinjve si pasojë e aksidentit tragjik në autostradën "Ibrahim Rugova", të shtunën.

Nagavci ka thënë se "mosrespektimi i rregullave dhe sjellja e papërgjegjshme e disa të rinjëve mbrëmë, la pasoja tragjike për viktimat Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj."

Postimi:

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për vdekjen e tre të rinjve si pasojë e aksidentit tragjik në autostradën "Ibrahim Rugova", në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Një veprim i jashtligjshëm, mosrespektimi i rregullave dhe sjellja e papërgjegjshme e disa të rinjëve mbrëmë, la pasoja tragjike për viktimat Lordi Syla, Molos Delija dhe Nue Bibaj.

Ngushëllimet më të sinqerta familjeve Syla, Delina dhe Bibaj, të afërmve e miqve, për humbjen e më të dashurve të tyre. Lutem që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.

Të lënduarve ju dëshiroj shërim të shpejtë e të plotë.

Respektimi me përpikëri i rregullave në trafik, parandalon rrezikun për aksidente në komunikacion, ndërkaq Ligji i ri për Rregullat në Trafik do të ketë dënime shumë më të ashpra sesa Ligji aktual në fuqi.

Lajme të ngjashme