Nagavci nuk tregon nëse LVV do të bëjë koalicion me partitë shqiptare - NACIONALE

Nagavci nuk tregon nëse LVV do të bëjë koalicion me partitë shqiptare

2 orë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, nuk ka konfirmuar nëse partia e saj do të arrijë marrëveshje koalicioni me ndonjë nga partitë shqiptare për formimin e qeverisë së re.

Në emisionin “Debat Plus”, Nagavci tha se LVV aktualisht numëron 53 mandate, por tha se para çdo hapi politik duhet të përmbyllet certifikimi i rezultateve zgjedhore.

Sipas saj, Vetëvendosje i ka votat e nevojshme për zgjedhjen e qeverisë, megjithatë nuk dha një përgjigje të prerë nëse këto vota do të sigurohen përmes marrëveshjes me ndonjë subjekt tjetër parlamentar.

E pyetur nëse LVV mund të qeverisë me LDK-në, PDK-në apo AAK-në, Nagavci tha se kjo çështje nuk mund të sqarohet në këtë fazë.

“Kjo është çështje që nuk mund t’i përgjigjemi sot. I kemi numrat e mjaftueshëm për ta votuar qeverinë. Gjithsesi, unë nuk mund të them sot që do të qeverisim me një parti tjetër”, deklaroi ajo.

Lajme të ngjashme