Nagavci nuk e pranon se ka “acarim” në raportet Kosovë-ShBA: Është çështje e interpretimeve - NACIONALE

Nagavci nuk e pranon se ka “acarim” në raportet Kosovë-ShBA: Është çështje e interpretimeve

1 vit më parë

nga NACIONALE

Arbërie Nagavci, ministre e Arsimit, ka folur në lidhje me raportet e acaruara në mes të Kosovës dhe ShBA-së.

Në fakt, ajo e ka theksuar se Kosova ka raporte të mira me të gjithë partnerët.

“Bashkëpunimi është tejet i rëndësishëm dhe ne kemi raporte të mira me të gjithë partnerët dhe aleatët tanë” – tha ajo.

“Por ka acarim raportesh apo jo?” – e pyeti moderatori, ministren Nagavci.

“Tani kjo është çështje pak edhe e interpretimeve se si e shihni, si e quani. Mund të ketë emertime të ndryshme për sjellje të ndryshme nga të gjithë” – tha ministrja Nagavci.

Këtu sërish ndërhyri moderatori, duke ia kujtuar Nagavcit se ka pasur zyrtarë të lartë të ShBA-së, të cilët kanë thënë se “bashkëpunimi nuk është në nivel me Qeverinë e Kosovës”.

Deklaratat secili i jep në bazë edhe aspektit subjektiv, edhe situatës e cila është në terren. Obligimi i jonë si qeveri është të sigurohemi që të bëjmë më të mirën e mundshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës” – tha ajo.

Lajme të ngjashme