Nagavci: Nëse mjetet për libra shpenzohen për diçka tjetër, prindërit do të përballen me ligjin - NACIONALE

Nagavci: Nëse mjetet për libra shpenzohen për diçka tjetër, prindërit do të përballen me ligjin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka paralajmëruar prindërit se mund të përballen me ligjin nëse parat për blerjen e teksteve shkollore do të keqpërdoren.

Ajo ka bërë me dije se ato para duhet të shpenzohen vetëm për blerjen e teksteve.

Sipas saj, nëse këto para do të shpenzohet për diçka tjetër, ata do të përballet me ligjin.

Ne edhe për të siguruar që shmanget çdo keqpërdorim i mundshëm, në aplikim secili prind apo kujdestar që ka aplikuar ka konfirmuar se është prindi apo kujdestari i fëmijës për të cilin aplikon dhe se mjetet të cilat i ka marrë do t’i shpenzoj për të përmbushur obligimin sipas ligjit për blerjen e teksteve shkollore. Nëse këto mjete i shpenzon për diçka tjetër, do të përgjigjet sipas legjislacionit në fuqi. Pra secilli që i keqpërdor këto mjete, mbahet përgjegjës sipas legjislacionit në fuqi”, ka thënë Nagavci në ATV.

Lajme të ngjashme