Nagavci nënshkruan në Bruksel marrëveshje bashkëpunimi për përmirësimin e imazhit të Arsimit në Kosovë - NACIONALE

Nagavci nënshkruan në Bruksel marrëveshje bashkëpunimi për përmirësimin e imazhit të Arsimit në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se ka nënshkruar në Bruksel, një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të përmirësimit të imazhi të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë, bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës Evropiane të Instituteve për Aftësimin Profesional.

“Bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës Evropiane të Instituteve për Aftësimin Profesional (EVBB),Theodor Grassos nënshkruam në Bruksel marrëveshje bashkëpunimi me qëllim të përmirësimit të imazhit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë.

Kisha kënaqësinë që në takim të jem e shoqëruar edhe nga Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami”, ka shkruar Nagavci.

Postimi i plotë i Nagavcit:

Lajme të ngjashme