Nagavci e pranon se prindërit është dashur të njoftohen më herët rreth teksteve shkollore - NACIONALE

Nagavci e pranon se prindërit është dashur të njoftohen më herët rreth teksteve shkollore

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Minsitrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka pranuar se prindërit janë njoftuar me vonesë për për çështjen e teksteve shkollore.

Nagavci për “Konfront” të KTV-së, ka thënë se do të ishte më mirë sikur prindërit të ishin njoftuar më herët, teksa ka shtuar se edhe në në vitet e kaluara ka pasur mungesë të teksteve të caktuara.

Vendimi nuk ka qenë i pamenduar, i paanalizuar dhe është marrë në një moment që është konsideruar si i domosdoshëm. Doja të përmend ndonëse ka ngjallë debat, është një nga disa veprime që kemi marrë në raport me përmirësimin e cilësisë së teksteve shkollore. Do të ishte më mirë që prindërit të ishin njoftuar më herët”, ka thënë Nagavci.

Tutje, ajo ka thënë se gjatë viteve të kaluara ka pasur abuzime në shpërndarjen e teksteve shkollore.

Në vitet e kaluara është abuzuar me shpërndarjen e librave. Këto dy vjet qeverisje, kemi parë edhe raste të ndryshme të gabimeve dhe të abuzimeve. Nuk mund të përgjithësojë të gjitha rastet. Ka qenë shpërndarja e një pakoje për fëmijët para-fillor. Vlera e pakos ka qenë 19.20 euro, i ka kushtuar buxhetit 500 mijë euro në vit. Dhe ka pasur raportime se këto pako nuk janë përdorur fare. Po i referohem një emaili të vitit 2020. Këto pako nuk i kemi shpërndarë në dy vjetët e qeverisë sonë”, ka thënë Nagavci.

Lajme të ngjashme