Nagavci 'dështon' në numërim: Përmend 'arritjet' për 1 vit e gjysmë, pa u bërë 1 vit e gjysmë - NACIONALE

Nagavci 'dështon' në numërim: Përmend 'arritjet' për 1 vit e gjysmë, pa u bërë 1 vit e gjysmë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë bilancin e punëve të kryera me rastin e njëvjetorit-plus-gjysmë të marrjes së mandatit dhe ndoshta me rastin e paralajmërimit të grevës së përgjithshme në arsim. Çka thotë se ka bërë znj. Nagavci?

Në fakt, duhet theksuar që edhe më tej teknikisht Qeveria Kurti II nuk ka mbushur një vjet e gjysmë, pasi në Kuvend u votua më 23 mars 2021, ose para një viti e pesë muajve (duhen gjashtë për t’u kompletuar ky hark kohor). Pra, Nagavci mbush 1 vit e gjysmë si ministre muajin tjetër, më 23 shtator.

Ajo ka thënë se ka marrë “një sërë masash e veprimesh” që kanë ndihmuar direkt mësimdhënësit tanë.

Në fakt, këto masa dhe veprime nuk rezultojnë të jenë pjesë e një vizioni për reformimin e arsimit, pasi duken të jenë punë të thjeshta administrative.

Komenti i bërë nga znj. Nagavci ndërkohë, është si vijon:

“14 shkurti ka qenë momenti i kthimit të madh për rregullimin e secilit sektor shoqëror tashmë të dëmtuar rëndë, ndër të cilët pothuajse më së rëndi ky i arsimit.” - është shprehur ajo.

Ajo ka deklaruar edhe se “fajtorët nuk janë anonimë” por fatkeqësisht nuk ka dhënë asnjë emër.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme