Nagavci arbitrarisht vendos për kompensimin e orëve të humbura gjatë grevës
Ministrja e MASHTI-t, Arbërie Nagavci, ka paraqitur publikisht kalendarin e ri të vitit shkollor 2022-2023, e me anë të së cilit parashihen edhe ndryshimet e reja pasi tashmë është ndërprerë greva.
Në postimin e saj, Nagavci ka treguar se do të jenë 8 ditë të mësimit të cilat do të zëvendësohen gjatë javëve të ardhshme.
“Tetë ( 8 ) ditë të mësimit të pambajtura për parafillore dhe klasat (1-8) sipas UA-05/2022 për Kalendarin e vitit shkollor 2022-2023 do të mbahen ditëve të shtune, si në vijim:
-Në muajin Tetor, 2022 mësimi mbahet më datat 15.10.2022, 22.10.2022 dhe 29.10.2022;
-Në muajin Nëntor, 2022 mësimi mbahet më datat 12.11.2022 dhe 26.11.2022;
-Në muajin Dhjetor, 2022 mësimi mbahet më datat 10.12.2022 dhe 24.12.2022;
-Në muajin Janar, 2023 mësimi mbahet më datë 14.01.2023.”, shkroi ndër të tjera zonja Nagavci.
Kujtojmë që Qeveria Kurti ka refuzuar të lëshojë pagesat për muajin shtator për mësimdhënësit, të cilët mbajtën grevë gjatë muajit që shkoi.
Në po të njëjtin reagim, Ministria kërkon edhe shqyrtimin e mundësisë që mësimdhënësit të paguhen në avans.