Nafta 1.76 euro litra, deputetja Musliu tregon veturën e Qeverisë që rri ndezur: Për freskinë e Kurtit paguan qytetari - NACIONALE

Nafta 1.76 euro litra, deputetja Musliu tregon veturën e Qeverisë që rri ndezur: Për freskinë e Kurtit paguan qytetari

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka ndarë një video në profilin e saj në Facebook, ku shihet një veturë qeverisë që rri ndezur.

Ajo ka bërë me dije se makina po rri ndezur për shkak të klimës.

Musliu ka shkruar se naftën e paguan qytetari përmes taksave.

“Kjo është makina e Qeverisë së Kosovës, që rri ndezur para objektit të Qeverisë, për ti bërë fresk Albin Kurti deri sa është është brenda ndertesës. Naftën e paguan qytetari përmes taksave. Fermeri e blen naftën nga xhepi i vet për ta punuar tokën, ndërsa pushteti e harxhon nga paratë e qytetarëve. Për qytetarin: dorë e shtrënguar. Për fermerin: barrë mbi shpinë. Për pushtetin: dorë e lirë, naftë e paguar nga populli!”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme