“Na e pat pru një çokollatë”: Gjinovci përkrah rektorin e ri të UPZ-së që po shihet i afërt me VV-në - NACIONALE

“Na e pat pru një çokollatë”: Gjinovci përkrah rektorin e ri të UPZ-së që po shihet i afërt me VV-në

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i organizatës jo-qeveritare ORCA, Rron Gjinovci, ka reaguar ndaj zgjedhjes se rektorit të ri të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se nuk paraqet ndonjë problem që Mentor Alishani është vëlla i asamblistes së zellshme të VV-së në ketë komunë, Dafina F. Alishani.

Sipas tij, ai është njeri profesionist dhe me integritet.

Gjinovci ka treguar se organizata e tij e ka ndikuar që Alishani të vlerësohet ashtu siç duhet në procesin e avancimit në karrierën e tij akademike.

Pa asnjë hezitim përdorëm gjithë presionin pozitiv që Mentor Alishani me u vlerësu sipas meritave dhe kjo pati nodhë. Ai u zgjodh profesor asistent përkundër praktikave të deriatëhershme që po nuk e pate rekomandimin nga Fakulteti, nuk zgjidheshe. Ai e pati mbështetjen tonë. Dhe lajmin për këtë e kishte marrë gjatë një udhëtimi në një aeroport të Evropës. Këtë detaj e mbaj mend se na e pat pru një çokolladë në momentin e marrjes së myzhdes të bleme në atë aeroport”, ka shkruara ai.

Lajme të ngjashme