“Na e kanë arrestu fotografin”: Shpend Ahmeti thotë se edhe kur xhironin diçka me dron duhej të merrnin leje nga KFOR-i - NACIONALE

“Na e kanë arrestu fotografin”: Shpend Ahmeti thotë se edhe kur xhironin diçka me dron duhej të merrnin leje nga KFOR-i

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shprehur se dronët Bayraktar që janë blerë nga Kosova nuk do të mund të përdoren “pa leje nga KFOR”.

Ai ka treguar se ishte e nevojshme që edhe kur xhironin diçka me dron në komunë “duhej me marrë leje prej KFOR-it dy ditë përpara.”

Ahmeti ka treguar se në një rast kishte ndodhur edhe arrestimi i fotografit të komunës në një koncert në shesh.

“Bajraktari nuk mundet me u përdor pa leje nga KFOR-i.” – u shpreh tutje ai.

Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para disa ditësh publikoi edhe fotografi të dronëve në fjalë që ishin blerë nga Republika e Turqisë.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme