Mysafirë nga Serbia informojnë Kurtin se "Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës në Sanxhak" - NACIONALE

Mysafirë nga Serbia informojnë Kurtin se "Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës në Sanxhak"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Sonja Biserkon, themeluesen dhe presidenten e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi. Bashkë me të në takim ishin dhe Nenad Çanak, politikan serb, bashkëthemelues dhe ish-udhëheqës i partisë së qendrës së majtë, Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës, si dhe Mark Baskin, profesor dhe drejtor i Qendrës për Dialog Humanitar.

ZKM njoftoi se fokusi i diskutimeve ishin planet e mundshme të qeverisë serbe për të zhvendosur serbët e Kosovës, veçanërisht nga rajonet veriore, në Sanxhak. Grupi shprehu shqetësimin për këtë zhvillim dhe i kërkoi kryeministrit Kurti që të marrë masa parandaluese.

"Gjatë takimit, Biserko, Çanak dhe Baskin e njoftuan kryeministrin se po flitet që Beogradi zyrtar po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës, sidomos atyre nga veriu, për në Sanxhak, ku siç po thuhet po ndërtohen shtëpi dhe banesa për ta. Ata apeluan te Kryeministri Kurti që të përpiqet të parandalojë një skenar të tillë.

Kryeministri Kurti ritheksoi rëndësinë e demokracisë, sundimit të ligjit dhe barazisë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe posaçërisht përfshirjen e komunitetit serb në të gjitha aspektet e ekonomisë dhe shoqërisë." - thuhet mes tjerash në njoftim.

Lajme të ngjashme