Myftiu Tërnava uron Bajramin e Vogël: Gëzim i madh që haxhilerët shkuan në Qabe
Mëngjesin e së shtunës, besimtarët myslimanë do ta vazhdojnë me prerjen e Kurbanit, për ata që dëshirojnë ta bëjnë një gjë të tillë.
Me këto dhe rituale tjera të festës së Bajramit të Vogël, përçohet mesazhi i festës, të cilin myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, e përmendi në urimin e tij.
Tërnava tha se lutjet, ibadetet, përkushtimi dhe sakrifica që e karakterizojnë këtë kremte, krijojnë reflektim shpirtëror që besimtarin e fisnikërojnë edhe më shumë.
Ai tha se gëzimin e këtij Bajrami e shton edhe fakti se këtë herë myslimanët, ani se në numër të kufizuar, mundën të shkojnë në vendet e shenjta për të kryer haxhin.
Kujtojmë se edhe disa politikanë nga pozita e opozita i janë bashkuar haxhit këtë vit, për dallim nga vitet e kaluara.