Myftiu Tërnava kërkon zbardhjen e plotë të dokumentit “Top Secret”
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka kërkuar zbardhjen e plotë të së vërtetës lidhur me dokumentin e cilësuar në publik si “Top Secret”, i cili është paraqitur si pjesë e materialeve të lidhura me rastin e Fatmir Shehollit.
Tërnava ka thënë se pretendimet e paraqitura në publik, sipas të cilave Bashkësia Islame e Kosovës lidhet me shërbimet serbe dhe se xhamitë e medresetë janë financuar apo ndërtuar nga Serbia, janë tejet të rënda dhe duhet të verifikohen institucionalisht.
Ai u ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale dhe institucioneve kompetente që të sqarojnë nëse dokumenti ekziston, kush e ka hartuar, nga cili burim ka ardhur, për çfarë qëllimi është përgatitur dhe çfarë vlere ka si provë.
“Çdo pretendim i paraqitur në publik duhet të verifikohet në mënyrë të plotë, profesionale dhe institucionale”, ka thënë Tërnava.
Reagimi i plotë: