Mustafi: Regjistrimi i popullsisë po shkon mirë në Preshevë dhe Bujanoc, ka mangësi në Medvegjë - NACIONALE

Mustafi: Regjistrimi i popullsisë po shkon mirë në Preshevë dhe Bujanoc, ka mangësi në Medvegjë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, ka bërë me dije se procesi i regjistrimit në Luginë të Preshevës është duke shkuar në dinamikën dhe ritmet normal.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, ai ka thënë se procesi ka disa mangësi në komunën e Medvegjës.

Regjistrimi popullsisë në Luginë në vitin 2011 ishte bojktuar nga shqiptarët përshkak se fletëregjistrimet vetëm në gjuhën serbe dhe alfabetin cirilik, regjistruesit vetëm serb, dhe nuk lejohej të regjistrohet as diaspora e as të dëbuarit në Kosovë. Për Ndryshim Regjistrimi I popullsisë në Luginë 2022 : fletëregjistrimet edhe në gjuhën shqipe, instruktor edhe nga komuniteti shqiptar, regjistrues shqiptar madje për vendbanimet e përziera edhe asistent në gjuhën shqipe në rast se regjistruesi është serb. Me regjistrim përfshihet diaspora dhe të gjithë ata që jetojnë në Maqedoni dhe Kosovë. Procesi I regjistrimit është duke shkuar në dinamikën dhe ritmet normale net Preshevë dhe Bujanoc përderisa ka edhe disa mangësi sa përket Medvegjës”, ka thënë Mustafi.

Lajme të ngjashme