Mustafa thotë se aktivistë të partisë në pushtet tenojnë t’i regjistrojnë mërgimtarët edhe në aeroport
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka thënë se aktivistë të Vetëvendosjes, janë parë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, duke regjistruar mërgimtarët.
Mustafa fotografitë e aktvistëve, ia ka dërguar gazetarit të ATV, Leart Hoxha.
“T’i dërgova disa foto. Vetëvendosje duke tentuar që të regjistroj për të votuar mërgimtarët, bashkëatdhetarët tanë në Aeroportin e Prishtinës”, ka thënë Mustafa në ATV.
Ndërkohë, kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se janë 40 mijë mbështetës të LDK-së në diaspo që janë regjistruar për të votuar më 9 shkurt.