Mustafa për dënimin me 200 euro të ministres Hajdari: Kaq vlerë ka për ta një fëmi
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa, ka reaguar në lidhje me dënimin e ministres Rozeta Hajdari, e cilu nga Gjykata u dënua me 200 euro gjobë.
Sipas deputetit Mustafa kaq vlerë ka për ta një fëmi. Tutje ai ka shtuar se dorëheqja e kësaj ministreje nuk mjafton, duke i quajtur pushtetarët të paftyrë.
E plotë:
Shumari n’mal me t’nxan me dru’ të dënon ma shumë! Ministrja e shkelë me veturë një vajzë 9 vjeçare, dënohet 200 euro. Kaq ka vlerë për ta një fëmi, 200 euro.
E këta të flasin për kapje të shtetit e të gjykatësve. Këta të flasin për korrupsion. Vet janë të korruptuar edhe shpirtërisht! Plagosin fëmijë, e gjykatësit e kapur i dënojnë 200 euro!
Dorëheqja e kësaj ministreje nuk mjafton! Jeni mbuluar kokë e këmbë në turp! Të paftyrë!