Mustafa (PDK) për urën te Liqeni i Badocit: Nuk arrijnë ta ndërtojnë një urë 38 metra që dy vite - NACIONALE

Mustafa (PDK) për urën te Liqeni i Badocit: Nuk arrijnë ta ndërtojnë një urë 38 metra që dy vite

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i PDK-së, Arben Mustafa, ka thënë se Qeveria Kurti ende nuk e ka përfunduar punën për ndërtimin e urës te liqeni i Badocit.

Mustafa ka thënë se për dy vite nuk kanë ndërtuar një urë 38 metra të gjatë.

Kështu duket një qeveri e propagandës - punë hiq, e fjalë sa të duash!” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Ende asnjë shenjë pune në ndërtimin e urës te liqeni i Badovcit, përderisa po punojnë në harrnimin e rrugës së përkohshme, e cila nuk i ka as dy vite prej kur është ndërtuar.

Mbi 35 minuta pritje për shkak se nuk arrijnë ta ndërtojnë një urë 38 metra që dy vite!

Kështu duket një qeveri e propagandës - punë hiq, e fjalë sa të duash!

Lajme të ngjashme