Mustafa: Letra e Mogherinit vlen për Asociacionin, jo për vetmenaxhimin e serbëve - NACIONALE

Mustafa: Letra e Mogherinit vlen për Asociacionin, jo për vetmenaxhimin e serbëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka bërë me dije se e letra e ish-shefes së politikës së jashtme të BE-së, Frederica Mogherinit, e cila flet për natyrën e kompetence të Asociacionit, ka të bëj vetëm me Asociacionin.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, Mustafa ka thënë se letra që është siguruar me insistimin e tij, nuk vlen për vetmenxhimin e serbwve, koncept ky që specifikohet në Marrëveshjen Bazë në mes të Kosovës dhe Serbisë mw 27 shkurt.

Por duhet të shtoj se Letra e Mogherinit dhe autoriteti i Gjykatës Kushtetuese vlen për Asociacionin, nuk vlejnë për vetmenaxhimin (Marrëveshjen e këtij viti, pika 7). Vetmenaxhimi/vetëqeverisja janë koncepte me kompetenca ekzekutive”, ka thënë Mustafa.

Ai ka bërë me dije se kryeministri Kurti duhet të ia sqarojë opinionit se çfarë detyrime ka marrë me këtë koncept.

Prandaj, Qeveria dhe Kurti duhet t’ia sqarojnë vetes dhe opinionit se çfarë detyrime kanë marrë me vetmenaxhimin e serbëve. Letra e Mogherinit këtu nuk i mbulon. Ndërkaq, Gjykata Kushtetuese nuk ka dhënë opinion për vetmenaxhimin e serbëve", është shprehur Mustafa.

Lajme të ngjashme