Mustafa i reagon Muratit: Mashtrues, pse po rren? - NACIONALE

Mustafa i reagon Muratit: Mashtrues, pse po rren?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa i ka reaguar ministrit të Financave, Hekuran Murati, duke e quajtur ministër të mashtrimit.

Ndër të tjera Mustafa i ka thënë Muratit “pasi e paske përdorë fjalën “rren”, pse po rren ti?”

Ai gjithashtu i ka shpalosur edhe disa nga kontratat sekrete, që sipas Mustafës janë bërë nga Murati.

Postimi i plotë:

Murati Ministri i Mashtrimit mashtron edhe në mesnatë!

Hekuran, pasi e paske përdorë fjalën “rren”, pse po rren ti?

Qe t’i shpalosim hajnitë e tua me kontrata sekrete:

- Me kontrata sekrete i ke shpenzu 428.192 euro për qera të veturave!

- Me kontrata sekrete i ke shpenzu 441.703 euro për sigurimin fizik të objekteve të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve!

- Me kontrata sekrete i ke shpenzu 170,754 euro për konsulenta, eksperta dhe programera!

Lajme të ngjashme