Mustafa i PDK-së demanton Kurtin: S`ka rritje të punësimit me këtë aktivitet të ulët ekonomik - NACIONALE

Mustafa i PDK-së demanton Kurtin: S`ka rritje të punësimit me këtë aktivitet të ulët ekonomik

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka dëmtuar shifrat e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka deklaruar se gjatë qeverisjes se tij ka pasur rritje enorme të punësimit.

Ai ka vlerësuar se pretendimet e shefi të qeverisë nuk janë të vërteta.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mustafa ka shkruar se pretendimet e kryeministrit janë tendencë për mashtrim të publikut.

“Kryeministri Kurti paska deklaru se Kosova ka shënuar rritje enorme të punësimit gjatë këtyre 4 viteve. Kjo nuk është gjë tjetër përveç se një tendencë për mashtrim të publikut! Se çka mund të ketë ndodhë me punësimin gjatë këtyre viteve, më së miri tregon figura e mëposhtme e cila shpërfaqë stagnimin e ekonomisë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, nuk mund të ketë rritje të punësimit me këtë aktivitet të ulët ekonomik.

“Me rritjen ekonomike nën 4%, investimet private në rënie të vazhdueshme, investimet publike më të ulëtat dhe deficitin tregtar më të lartin në histori nuk mund të ketë lulëzim të ekonomisë e as të punësimit! Punësimet e përkohshme nga 6 muaj me para të shtetit nuk flasin për punësim, po vetëm për një mekanizëm të transferit të përkohshëm të një shume të parave te qytetarët. Nuk ka rritje të punësimit me këtë aktivitet të ulët ekonomik!”, ka shkruar Mustafa.

Lajme të ngjashme