Mustafa i PDK-së: Deklarata se buxheti i vitit 2023 është më i madhi ndonjëherë 'boshe', çdo vit ka qenë më i lartë - NACIONALE

Mustafa i PDK-së: Deklarata se buxheti i vitit 2023 është më i madhi ndonjëherë 'boshe', çdo vit ka qenë më i lartë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i PDK-së, Arben Mustafa, e ka quajtur “boshe” deklaratën e ministrit Murati se buxheti i Kosovës për vitin 2023 është më i larti që Kosova ka pasur ndonjëherë.

Kjo sepse sipas tij, buxheti i Kosovës çdo vit ka qenë më i lartë në krahasim me vitet paraprake.

Po ashtu, Mustafa ka thënë se kjo deklaratë bëhet edhe më e pavlerë nëse marrim parasysh faktin që rritja e planifikuar e të hyrave buxhetore vjen kryesisht nga rritja e ndjeshme e çmimeve, përderisa sipas Fondit Monetar Nderkombëtar, rritja reale e ekonomisë së Kosovës për vitin 2023 nuk pritet të jetë më e lartë se 3.5%.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme