Mustafa i LDK-së i përgjigjet Kurtit: Premtimet e thata i njeh më së miri Kurti, është mjeshtër i tyre - NACIONALE

Mustafa i LDK-së i përgjigjet Kurtit: Premtimet e thata i njeh më së miri Kurti, është mjeshtër i tyre

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili sot ka thënë se opozita po bën pretime boshe.

Në profilin e tij në “Facebook”, Mustafa ka shkruar kryeministri i njeh më se miri pretimet e thata.

Sipas tij, Kurti është mjeshtër i premtimeve boshe.

“Premtimet e thata i njeh më së miri Kurti, ai është mjeshtër i tyre. Për dallim prej kësaj qeverie, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka vizionin, udhëheqësinë, ekipin dhe programin e qartë me hapa konkret për Kosovën. Vendosmëria jonë për implementimin e plotë të zotimeve tona do të jetë e qartë që në javën e parë të qeverisjes sonë. Ndryshimi po vjen”, ka shkruar Mustafa.

Lajme të ngjashme