Mustafa deklarohet pas përplasjes me Azemin: Nuk duroj ofendimin nga askush, më së paku nga dikush si ai - NACIONALE

Mustafa deklarohet pas përplasjes me Azemin: Nuk duroj ofendimin nga askush, më së paku nga dikush si ai

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka dhënë detaje pas përplasjes që pati sot në Kuvend me deputetin e Vetëvendosjes, Egzon Azemi.

Ky i fundit, Mustafa ka thënë se iu drejtuar me fjalët “mos u bo kastravec ktu’.

Ai ka shtuar se nuk e duron ofendimin nga askush, dhe më së paku nga “dikush si ai”.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sot, isha duke diskutuar me z. Gola që po udhëhiqte seancën.

Erdhi Egzon Azemi dhe na ndërhyri.

I kërkova të mos na ndërhyjë deri ta përfundojmë diskutimin z. Gola dhe unë.

Mu kthye “mos u bo kastravec ktu”.

Nuk e duroj ofendimin nga askush, më së paku nga dikush si ai.

Nga natyra jam shumë i qetë, por dinjitetin tim s’ia kam borxh askuj.

Nuk është e lehtë të përballesh me nivel të tillë që përfaqësojnë njerëz si ai.

I juaji përherë,

Besiani

Lajme të ngjashme