Mustafa: A na tregon VV tash a është Gjykata Kushtetuese “e kapur nga opozita”?
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për masë të përkohshme, me të cilin janë ndaluar çdo veprim i Presidentes së Republikës në lidhje me Dekretin nr. 24/2026 të 6 marsit 2026, si dhe çdo veprim i Kuvendit të Kosovës deri më 31 mars.
Mustafa kërkoi nga Vetëvendosje të tregojë tani nëse Gjykata Kushtetuese është “e kapur nga opozita”, siç pretendohej nga kjo parti në të kaluarën.
Postimi:
“A na tregon VV tash a është Gjykata Kushtetuese “e kapur nga opozita”? A është ai gjyqtari serb ende rrezik për sigurinë kombëtare? Apo tash që po i pëlqen ky vendim VV-së, Gjykata është krejt në rregull dhe ai serbi është burrë i mirë?”