Musliu thotë se Sveçla po e rrezikon policinë: Po bën "sevap" për një grusht vota
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, i ka reaguar sërish ministrit të Puneve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili konfirmoi se policëve në Bërnjak u është derguar ushqim nga një biznes privat.
Musliu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se kjo nuk është punë e tij.
Ajo shtoi se ministri Sveçla po e rrezikon policinë duke bërë “sevap” për një grusht vota.
“Mos ban filma, merr vendime!” – ka shkruar tutje ajo.
Postimi i plotë i deputetes Musliu:
Tregoni dikush Sveçles qe nuk është punë e Ministrit me shku me shpërnda bukë.
Ai po i rrezikon edhe policinë duke shku me ba “sevapë” me Polic për një grusht vota.
Mos ban filma, merr vendime!