Musliu: Shqiptarët nuk mund të bëjnë plane me 350 euro rrogë - NACIONALE

Musliu: Shqiptarët nuk mund të bëjnë plane me 350 euro rrogë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se ka dëshirë të planifikojë, megjithëse, tha se qytetarët nuk mund të bëjnë plane me një pagë prej 350 euro.

Musliu në Tëve1, sipas këtij mediumi, ka deklaruar që shqiptarët nuk mund ta planifikojnë jetën si duhet, dhe se të hysh në kredi për pushime, kjo shkakton vetëm stres.

“Ku mujn shqiptarët me bë plane, me 350 euro rrogë me bo plane, shqiptarët mos bë hajgare… Po aty janë planet pastaj qysh ki me shku ti në pushim kur smund e planifikon jetën me jetu taman, me hy në kredi… ai s’është pushim më, është stres.” citohet të ketë thënë ajo.

Mes tjerash, Musliu shpreh se është “shumë pragmatike në jetë”.

“Unë jam pragmatike në jetë jam shumë pragmatike dhe jeta na ka mësu ndoshta me qenë të gjindshëm në situate të caktuara por i pëlqej shumë planifikimet kur kam mundësi të planifikoj.” - tha ajo.

Lajme të ngjashme