Musliu-Shoshi, PDK: Rruga evropiane e Kosovës ka stagnuar, humbëm rastin për anëtarësim në KiE - NACIONALE

Musliu-Shoshi, PDK: Rruga evropiane e Kosovës ka stagnuar, humbëm rastin për anëtarësim në KiE

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar Qeverinë në detyrë për stagmin të rrugës evropiane të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se për dy vite rresht Kosova ka humbur mundësinë për të qenë pjesë e Këshillit të Evropës.

Në një konferencë për media, ajo ka vlerësuar se Kosova nuk ka arritur të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës për shkak të veprimeve të papërgjegjshme dhe arrogante të Qeverisë Kurti.

“Rruga evropiane e Kosovës jo vetëm që ka stagnuar, ajo ka marrë tatëpjetën. Vetëm para dy ditësh, me keqardhje të madhe, pamë si Kosova humbi edhe një rast të artë për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Ju e dini se për vite me radhë është bërë një punë e madhe për anëtarësimin e vendit tonë në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare”, ka thënë ajo.

Deputetja e PDK-së ka komentuar edhe samit e sotëm në Tiranë.

“Sot, në Tiranë, për herë të dytë me radhë, po mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian. E përgëzojmë Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama, për punën e jashtëzakonshme që ka bërë në këto katër vitet e fundit për ta afruar Shqipërinë me Bashkimin Evropian. I urojmë suksese të mëtejshme drejt synimit të përbashkët – Shqipëria në BE deri më 2030”, është shprehur Musliu-Shoshi.

Lajme të ngjashme