Deputetja e PDK-së e quan 'guximtar' Haki Abazin: Ka edhe të tjerë që janë të zhgënjyer me Qeverinë - NACIONALE

Deputetja e PDK-së e quan 'guximtar' Haki Abazin: Ka edhe të tjerë që janë të zhgënjyer me Qeverinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se vetëm Haki Abazi ka guxim të del dhe të tregoj se çfarë ka ndodhur në partinë e tyre.

Musliu-Shoshi ka thënë se përveç Haki Abazit, ka edhe deputetë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosjes që janë të zhgënjyer.

"Shumë prej deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje janë mjaftë të frustruar dhe nuk kanë shumë informacione si nga Qeveria ashtu edhe nga kryeministri se çfarë është duke ndodhur, për atë janë mjaftë të zhgënjyer ashtu siç i keni parë edhe në Kuvend nuk janë bashkë pothuajse për asnjë vendim madhor që ta përkrahin Qeverinë, sepse edhe ata si ne vlerësoj që nuk kanë informata edhe janë të frustruar ehe të zhgënjyer edhe ata vet. Abazi është vetëm njëri ndër deputetët që është më guximtar dhe del e thotë atë se çfarë është duke ndodhur në partinë e tyre”, ka theksuar ajo në një intervistë në Teve1.

Tutje Musliu-Shoshi ka thënë se ka deputetë të tjerë të LVV-së që e shprehin pakënaqësinë e tyre me votë brenda Kuvendit.

Lajme të ngjashme