Musliu-Shoshi: Dhuna nuk është zgjidhje, pushteti i Kurtit po e shndërron gjuhën e urrejtjes në metodë politike - NACIONALE

Musliu-Shoshi: Dhuna nuk është zgjidhje, pushteti i Kurtit po e shndërron gjuhën e urrejtjes në metodë politike

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Ariana Musliu-Shoshi nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar pasi Sami Lushtaku dyshohet se e sulmoi kryetarin e Vetëvendosjes në Skenderaj, Hysni Mehani.

Musliu-Shoshi ka thënë se dhuna nuk është zgjidhje. Megjithatë, ajo ka shtuar se “pushteti i Albin Kurtit po e shndërron gjuhën e urrejtjes dhe përçarjes në metodë politike”.

Pushteti i Albin Kurtit po e shndërron gjuhën e urrejtjes dhe përçarjes në metodë politike. Sulmet dhe linçimet publike ndaj njerëzve që ishin në themelet e UÇK-së janë të papranueshme dhe të rrezikshme.

Sami Lushtaku nuk ka nevojë për certifikim patriotizmi nga askush. Ai është një nga njerëzit që ka qëndruar në kohët më të vështira për Kosovën, kur shumë të tjerë mungonin.

Respekti për historinë dhe për ata që kanë kontribuar në lirinë e vendit duhet të ruhet, pavarësisht dallimeve politike.

Historia nuk rishkruhet me propagandë e as me etiketime të ulëta”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme