Musliu-Shoshi: Albin, para se të raportosh në Kuvend për Zajdnicën, u ke borxh një kërkim-falje atyre që vdiqën për këtë kauzë
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se para se kryeministri Albin Kurti të raportojë sot në Kuvend për draftin e Asociaiconit, ai duhet të këkrojë falje.
Ajo ka bërë me dije se kryeministri ua ka borxh një kërkim flaje të gjithë atyre që i ka quajtur tradhtarë për “Zajednicën”.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se Kurti duhet të iu kërkon falje edhe atyre që e kanë dhënë jetën dhe janë burgosur për “Zajednicën”.
“Albin, para se me raportu sot në Kuvend për ‘Zajdnicën’ e ke borxh me ju kërku fajle të gjithë atyre që TI i ke cilësu tradhtar, hipokrit, rrenca e paqavra! E mbi të gjitha borxh e ke me i kërku falje të gjithë atyre që kanë dhënë jetën, kanë qendru në burg, kanë humb gjymtyrë e janë zvarritë në rrugë për KAUZAT e rrejshme tuat me qëllim ardhjen në pushtet! Heret a vonë, gjynahet të zënë!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.