Musliu: Salih Zyba e Enver Dugolli u kanë bërë presion mjekëve që të shkruajnë raport të rrejshëm për Hysni Mehanin
Ganimete Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba dhe Enver Dugolli u kanë bërë presion mjekëve në Mitrovicë që të shkruajnë raport të rrejshëm mjekësor për lëndimet e Hysni Mehanit.
Këto deklarata ajo citohet se i ka bërë në T7.
“Deputetët kanë bërë presion te stafi mjekësor, për të shkruar raport të rrejshëm për lëndimet e Mehanit. Salih Zyba dhe Enver Dugolli. Ju kanë bërë presion. Më vjen keq për mjekët që kanë qenë tërë ditën në presion”, ka thënë Musliu.