Musliu publikon videon e Kurtit në pishinë: Ne po e prisnim para Qeverisë, ai po bënte qejf
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar deputetin Albin Kurti, duke thënë se derisa deputetët po e prisnin para zyrave të Qeverisë, ai ndodhej në pishinë në Bajë të Malishevës dukë berë qejf.
Musliu ka thënë se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 7:30 të mëngjesit, kur Kurti, sipas saj, po kalonte kohë së bashku me bashkëpartiakët e tij, Gani Krasniqin dhe Valon Hotin.
“Ne po prisnim para Qeverisë. Ai po notonte, i rrethuar nga një ushtri sigurie, larg zhurmës së kryeqytetit, i rrethuar me disa dhjetëra pjesëtarë të sigurimit, brenda dhe jashtë pishinës”, ka shkruar Musliu.
Ajo e ka cilësuar këtë si “realitetin e pushtetit që pretendon se është pranë qytetarëve”.
Postimi i Musliut vjen në kohën kur Kosova po përballet me një krizë politike dhe institucionale, ndërsa deputetët po përpiqen të zhbllokojnë procesin e konstituimit të institucioneve, Kurtit si duket nuk po i bëhet vonë.