Musliu pretendon që kishte një plan për incident për ndeshjen Kosovë-Izrael, nuk jep prova, e bën një foto-montazhë
Drejtori i Institutit “Octopus”, Agim Musliu, ka bërë një postim në profilin e tij në Twitter duke pretenduar që Serbia kishte plan që të shkaktonte “incident ndërkombëtar në Prishtinë” në ndeshjen e futbollit mes Kosovës dhe Izraelit.
Ai nuk ofroi ndonjë provë për pretendimin e tij, por shtoi se ky plan kishte dështuar.
Musliu fjalët i ka shoqëruar edhe me një foto-montazhë të stadiumit “Fadil Vokrri”, të një spiuni të kamufluar në një dhomë të errët, dhe të Aleksandër Vuçiqit me një dokument ku shruante “specialna operacija”
Ai ka shtuar tutje se “Vuçiqi dëshiron ta përdor luftën në Gaza për ta bërë Kosovën armiqësore ndaj perënidmit!”
Deri tash organet e sigurisë nuk kanë dhënë asnjë njoftim për ndonjë incident të dështuar.
Nacionale nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet e z. Musliu.
Postimi i plotë:
#Serbia's plan to cause an international incident in #Pristina, in the football match between #Kosovo and #Israel, failed🔴! @avucic wanted to use the war in #Gaza to make Kosovo hostile to the West! pic.twitter.com/1VMvzkbzEP
— Agim Musliu (@agim_musliu) November 13, 2023