Musliu: Pres që PDK-ja të dalë mjaft mirë në këto zgjedhje, aq sa ta nxjerrë Kosovën nga agonia ku e ka futur Albin Kurti - NACIONALE

Musliu: Pres që PDK-ja të dalë mjaft mirë në këto zgjedhje, aq sa ta nxjerrë Kosovën nga agonia ku e ka futur Albin Kurti

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike, Ganimete Musliu, ka deklaruar se pret një rezultat të fuqishëm të subjektit të saj në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se sipas saj, ky rezultat do t’i hapte rrugë “daljes së vendit nga situata aktuale politike”, për të cilën mban përgjegjës kryeministrin Albin Kurti.

Musliu u shpreh se PDK-ja vazhdon të jetë një nga forcat kryesore politike në Kosovë dhe se kjo, siç thotë ajo, do të reflektohet edhe në votim.

Ajo theksoi se strukturat e partisë dhe mbështetësit e saj do të luajnë një rol kyç në rezultatin e pritshëm.

“Pres që PDK të dalë mjaft mirë në këto zgjedhje, aq sa ta nxjerrë Kosovën nga agonia ku e ka futur Albin Kurti. Falë strukturave të mirëorganizuara dhe votuesve besnikë e atdhedashës, PDK vazhdon të mbetet forcë kryesore në vend. Duke pasur parasysh punën e vazhdueshme në terren, besoj se kjo do të reflektohet edhe në rezultat. Kosova ka nevojë për një zgjim dhe koha është më 28 dhjetor”, përfundoi Musliu për Gazetën Blic.

Lajme të ngjashme