Musliu, Osmanit: Ke kontribuuar në rrënimin e rendit institucional dhe ke nxit anarki politike, mjaft u viktimizove - NACIONALE

Musliu, Osmanit: Ke kontribuuar në rrënimin e rendit institucional dhe ke nxit anarki politike, mjaft u viktimizove

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e ka kritikuar ish-presidenten Vjosa Osmani për viktimizim.

Duke e komentuar intervistën e saj të fundit, Musliu ka vlerësuar se Osmani ka kontribuuar në rrënimin e rendit institucional dhe ka nxit anarki politike nw vend.

Në profilin e saj në Facebook, Musliu ka shkruar se sistemet nuk ndërtohen mbi emocione dhe aleanca momentale.

“Kur kontribuon në rrënimin e rendit institucional dhe nxit anarki politike, mos u habit kur e njëjta anarki të kthehet kundër teje. Sistemet nuk ndërtohen mbi emocione e aleanca momentale, por mbi rregulla dhe parime. Mjaft u viktimizuat!”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme