Musliu: Ministri “norvegjez” i Kosovës, Armend Mehaj është mësu me mashtru - NACIONALE

Musliu: Ministri “norvegjez” i Kosovës, Armend Mehaj është mësu me mashtru

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu e ka quajtur mashtrues Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, pas deklarimit të tij se me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë Jashtë Shtetit, tani ka edhe bazë ligjore përmes së cilës rregullohen procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve të Kosovës në operacione ndërkombëtare.

Musliu ia ka bërë të ditur Mehajt se nga viti 2013 ka bazë ligjore me të cilën janë rregulluar procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve në operacione ndërkombëtare.

Shkrimi i saj i plotë:

MINISTRI “NORVEGJEZ” I KOSOVËS ËSHTË MËSU ME MASHTRUA

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, paska thënë se me miratimin e Ligjit për Dërgimin e Forcës së Sigurisë Jashtë Shtetit, tani ka edhe bazë ligjore përmes së cilës rregullohen procedurat e dërgimit dhe tërheqjes së ushtarëve tanë në operacione ndërkombëtare.

JO tash Minister por qe nga viti 2013 ka bazë ligjore me te cilin janë rregulluar procedurat e dergimit dhe terheqjes se ushtareve tanë në operacione ndërkombëtare.

Sot është bërë vetem plotësim ndryhimi në terminologji p.sh. aty ku ka qenë Ministria e FSK-së tash është bërë Ministria e Mbrojtjes.

Në këtë link mund ta gjeni ligjin që është miratu në vitin 2013!

Lajme të ngjashme