Musliu me anëtarë të tjerë të Komisionit takohen me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti - NACIONALE

Musliu me anëtarë të tjerë të Komisionit takohen me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtarët e Komisionit për Mbikqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë janë takuar me drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti.

Kuvendi përmes një komunikate për media, ka thënë se takimi u zhvillua në përmbyllje të sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës.

“Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë (AKI), në përmbyllje të sesionit pranveror të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryesuar nga kryetarja Ganimete Musliu, takuan drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, në drejtorinë qendrore të këtij institucioni.” – thuhet në njoftin.

Lajme të ngjashme