Musliu: Kosova është marrë peng nga VV-ja, kjo është për turp - NACIONALE

Musliu: Kosova është marrë peng nga VV-ja, kjo është për turp

1 orë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar ashpër VV-në për bllokimin e krijimit të institucioneve të reja.

Në adresimin e saj nga foltorja e Kuvendit, ajo ka folur për sfidat e qytetarëve të Kosovës.

Sipas saj, Kosova është marrë peng nga VV-ja.

“Sot dua të flas për qytetarët që presin zhvillim të politikave për një shërbim më të mirë shëndetësor. Për prindërit që mezi e dalin muajin. Për të riun që kërkon një vend pune me meritokraci. Për bujkun, për punëtorin, për biznesmenin që lufton çdo ditë për ta mbajtur biznesin gjallë dhe me të drejtë pyesin: Çfarë po ndodh me vendin tonë? Dhe përgjigja është e thjeshtë dhe shumë e qartë. Kosova është marrë peng dhe kjo është për turp. Kosova është marrë peng nga një parti e cila erdhi në pushtet me fjalë të mëdha. Kosova është marrë peng nga një parti e cila arriti që shpresën e qytetarëve për një jetë të mirëqenë ta keqpërdorë për ambiciet e veta për pushtet. Kosova është marrë peng nga një parti e cila veç mirëqenien e Kosovës nuk e ka në agjendën e saj”, ka thënë ajo, duke dhënë detaje tjera.

“Dhe kjo parti e ka lënë vendin sot pa institucione.Kjo parti po luan me besimin tuaj, qytetarë të dashur, dhe po luan me durimin e një populli që ka duruar më shumë se ç’duhet. Por çdo durim e ka edhe një fund.Kosova nuk mund të presë më. Nuk mund të presë që politikanë të papërgjegjshëm të qendrojnë mbi ligj e kushtetutë, ndërkohë që jeta e qytetarëve po shënon regres në çdo ditë dhe në çdo sferë”, është shprehur ajo.

Lajme të ngjashme