Musliu: Jeta e Faton Hajrizit do të mbetet njollë e përhershme e sistemit tonë të drejtësisë - NACIONALE

Musliu: Jeta e Faton Hajrizit do të mbetet njollë e përhershme e sistemit tonë të drejtësisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar për Faton Hajrizin, në ditën që ai u vorros pas vrasjes së tij në Serbi, pasi ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës.

Sipas Musliut, jeta e Fatonit do të mbetet përherë njollë e sistemit tonë të drejtësisë.

E plotë:

Pusho në paqe Faton.

Jeta jote do të mbetet një njollë e përhershme e sistemit tonë të drejtësisë dhe shoqërisë sonë që mbyllë sytë para padrejtësive.

Në pamundësi që të jem fizikisht pranë familjes Hajrizi sot, familjes shokëve e miqëve, ju shprehë ngushëllimet me të sinqerta. Zoti ju dhashtë forcë për të përballuar këtë tragjedi.

Lajme të ngjashme