Musliu i reagon Kurtit: Nëse ke këllqe, thirre Vjosën e nisuni me ushtri drejt veriut
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar ashpër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për deklaratat e djeshme rreth Hashim Thaçit.
Musliu ka thënë se nëse Kurti “ka këllqe” duhet ta bëjë copë e grimë letrën e zotimit nga Thaçi, dhe ta nis ushtrinë drejt veriut.
Postimi:
Qielli e toka mund të bëhën bashkë, por Albin Kurti mendë me mbledhë kurrë jo.
Po kur ke tregu respekt ti për dikën a për diçka bre???
E sa i përket dëshirës tënde me dhezë luftë, nëse ke këllqe, thirre edhe Vjosën e kapeni atë letër bëjëni copë e grimë e nisuni me ushtri drejt veriut.
Tregone me vepër atë azganllëkun e fushatës suaj demagogjike.
Përndryshe mbylle atë gojë që sa herë e hapë, veç maskarallëk nxjerr prej saj.
Zhyll i keq dhe dështak në çdo aspekt. Po të vjen fundi ty kurse Hashim Thaçi së shpejti do të kthehet në Kosovë ashtu siç ka qenë gjithmonë: Triumfues!
P.s Ajo shkresë, përndryshe shfaqë edhe njëherë largpamësinë politike të një lideri të kalibrit historik. Ai e paska ditur që në krye të shtetit tonë të ri mund të vijnë kamikazat si ti që pesë pare si dhanë as për shtet as për popull.