Musliu e quan Osmanin “grua të llastuar”: Nuk e përmendi Thaçin, kjo tregon urrejtje patetike - NACIONALE

Musliu e quan Osmanin “grua të llastuar”: Nuk e përmendi Thaçin, kjo tregon urrejtje patetike

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, e mbajti sot fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit të Koosvës.

Në lidhje me këtë fjalim, më saktë për përmbajtjen e fjalimit, ka reaguar Ganimete Musliu, deputete e PDK-së. Ajo e ka kritikuar Osmanin për mospërmendjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas Musliut, kjo “tregon injorancën dhe urrejtjen patetike të një gruaje të llastuar si Vjosa”.

“Vjosa Osmani edhe sot e deshmoj qe nuk mund të jetë më shumë se një Vjosë.

Kur flitet për historinë e Kosovës e nuk përmendet emri i Presidentit qe shpalli Pavarsinë e Kosovës, Presidentit Hashim Thaçi, kjo tregon injorancën dhe urrejtjen patetike të një gruaje të llastuar si Vjosa.

Prandaj unë sot nuk bojkotova adresimin e Presidentit te shtetit tim, bojkotova fjalimin e nje gruaje qe nuk mund të sherohet nga urrejtja patetike ndaj një epoke te lavdishme të historisë.” – shkroi ajo.

Lajme të ngjashme