Musliu e lexon mesazhin e policit kufitar në Kuvend: Nuk kemi ujë të pijes
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku po shqyrtohet projekt-rezoluta për mbështetjen financiare të Policisë së Kosovës, ka kritikuar ashpër pushtetin.
Musliu gjatë fjalimit të saj, ka lexuar një mesazh nga një polic kufitare.
Në mesazhin që ka lexuar Musliu, polici i është ankuar asaj për kushte jo të mira të punës.
“Jam polic kufitar, dhe gjendja në policinë kufitare të vijës së gjelbër është e mjerueshme. Nuk kemi vetura të blinduara, nuk kemi ujë të pijes, nuk kemi mjete higjienike bazike. Rrezikshmëria është shumë e lartë, punën e kryejmë me vetura të thjeshta e shumë të dëmtuara.” – thuhet në mesazhin të cilin e lexoi Musliu.
Kujtojmë se në këtë seancë nuk po marrin pjesë deputetët e Vetëvendosjes.