Musk thotë se po e blen Twitter-in për të “ndihmuar njerëzimin”, e jo për para - NACIONALE

Musk thotë se po e blen Twitter-in për të “ndihmuar njerëzimin”, e jo për para

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pasi miliarderi Elon Musk ka vendosur të blejë platformën sociale Twitter, ai ka thënë se po e blen atë për të "ndihmuar njerëzimin" e jo për të fituar më shumë para.

Kujtojmë se sipërmarrësi ka afat deri të premten për të përfunduar blerjen 44 miliardë dollarëshe të Twitter-it ose rrezikon të dalë në gjyq.

Edhe pse deri më tani, nuk ka pasur asnjë konfirmim zyrtar se marrëveshja ka përfunduar, në fillim të javës Musk publikoi një video të tij duke hyrë në selinë e Twitter-it.

Në postimin e tij të fundit, Musk përcaktoi edhe disa nga qëllimet e tij për kompaninë, duke thënë se Twitter duhet të jetë "i ngrohtë dhe mikpritës për të gjithë".

Ai shkroi se donte që "qytetërimi të kishte një shesh të përbashkët dixhital", duke shtuar gjithashtu se platforma duhet t’u përmbahet ligjeve të vendit.

Ndër të tjera, Musk ka thënë se faqja e mediave sociale ka nevojë për ndryshime të rëndësishme, e në kohën kur ai zbuloi për herë të parë planet për të blerë kompaninë, ai u shpreh se donte të pastronte llogaritë e padëshiruara në platformë dhe ta ruante atë si një vend për fjalën e lirë.

Lajme të ngjashme