Mushkolaj: Pezullohet heqja e vizave, poshtërsia s’ka fund - NACIONALE

Mushkolaj: Pezullohet heqja e vizave, poshtërsia s’ka fund

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë kanë nisur reagimet në opinionin publik, pas raportimit se Franca ka pezulluar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Analisti Imer Mushkolaj përmes një shkrimi në Facebook, ka deklaruar se “poshtërsia nuk ka fund”.

“Pezullohet heqja e vizave. Poshtërsia s'ka fund.” – ka shkruar ai.

Ndërkohë, mediumi “Euronews Albania” më herët raportoi se presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se është pezulluar përkohësisht liberalizimi i vizave për Kosovën nga ana e këtij shteti.

Sipas citatit të publikuar, thuhet se Macron ka deklaruar që vizat për Kosovën janë pezulluar nga ana e Francës, pasi Kosovës iu besuan për çështjen e vizave, por “fjala nuk është mbajtur”.

“Ajo që presim nga autoritetet kosovare dhe serbe është e thjeshtë, riorganizimin e zgjedhjeve në këto komunat ku këto u bënë në kushte të papërshtatshme, pjesëmarrjen e serbëve në këto zgjedhje, njohjen e asociacionit të komunave serbe nga autoritetet kosovare. Pres që presidenti Vuçiç dhe presidentja dhe kryeministri i Kosovës, të jenë të përgjegjshëm. Ne u kemi besuar për çështjen e vizave dhe u pezullua nga ana e Francës se ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk është mbajtur. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecim përpara në javët e ardhshme, është kushti i paqes në të gjithë zonën.” – citohet se ka thënë ai në një konferencë të përbashkët me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Lajme të ngjashme