Mushkolaj: Për të kuptuar gjendjen e rëndë në shëndetësi mjafton të kesh të sëmurë në QKUK - NACIONALE

Mushkolaj: Për të kuptuar gjendjen e rëndë në shëndetësi mjafton të kesh të sëmurë në QKUK

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar gjendjen e rëndë në sistemin shëndetësor.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar për të kuptuar gjendjen në shëndetësinë kosovare mjafton të kesh të sëmurë në QKUK.

Ai ka treguar se përkundër përpjekjeve të stafit mjekësorë, pacientët duhet t’i blejnë të gjitha barnat.

Për të kuptuar gjendjen në shëndetësinë kosovare mjafton të kesh të sëmurë në QKUK, sikurse unë këto ditë. Përkundër angazhimit dhe përkushtimit të mjekëve dhe infermierëve, pacientët duhet t'i blejnë vetë thuajse të gjitha ilaçet, madje edhe fasha të rëndomta. Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë shëtit nëpër botë, prej konference në konferencë, pa ndërmarrë asnjë hap serioz për ta përmirësuar këtë sektor. Një ministër koti, që nuk e ka idenë e menaxhimit. Një ministër që bën mirë të kthehet andej nga ka ardhur. Sa më shpejt, aq më mirë”, ka shkruar Mushkolaj.

Lajme të ngjashme